Një ndërtesë përfshihet nga zjarri në Rahovec

Kosova

Një ndërtesë përfshihet nga zjarri në Rahovec

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kulmi i një ndërtese kolektive është [përfshirë nga zjarri në Rahovec.

Sipas pamjeve duket se i gjithë kulmi i ndërtesës është duke u djegur.

RahovecPress, një faqe lokale atje ka publikuar pamje, ndërkaq thonë se aty po intervenojnë zjarrfikësit e Gjakovës.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat