Siqeva e Klinës pa ujë, kompania e fajëson gjeografinë

Kosova

Siqeva e Klinës pa ujë, kompania e fajëson gjeografinë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Ka më shumë se tre javë që banorët e fshatit Siqevë të Klinës po përballen me mungesë të ujit.

Ata thonë se si pasojë, po detyrohen që ujin ta sigurojnë në forma të ndryshme për shfrytëzimin e ujit të pijshëm dhe për nevojat e tjera.

Disa prej tyre, kanë filluar edhe me hapjen e rezervuarëve me vetëfinancim.

Siqevasit i thanë Klanit se janë adresuar disa herë tek komuna dhe kompania që e bën furnizimin, mirëpo janë injoruar.

Ndërkaq nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” thonë se kjo po ndodhë për shkak të relievit gjeografik.

Në anën tjetër, nga Komuna njoftojnë se problemi pritet të sanohet deri në fund të vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat