Rastet me COVID-19 në rritje paralel me numrin e të vaksinuarve

Kosova

Rastet me COVID-19 në rritje paralel me numrin e të vaksinuarve

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

22 mijë e 119 qytetarët të tjerë që u vaksinuan në Kosovë për një ditë, por vendi prapë nuk ka arritur imunizim as për gjysmën e gjysmës së popullatës.

Sipas të dhënave nga uebfaqet vendore dhe ndërkombëtare vetëm 11.03 përqind e kosovarëve janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti COVID-19, derisa 20 përqind kanë marrë njërën dozë.

Kosova me vaksinim lë prapa vetëm disa vendet aziatike, si Iranin, Pakistanin e Filipinet.

Me rekordin e ri të zi që Kosova e shënoi të enjten më 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 mbetet kampione në rajon sa i përket numri të të prekurve nga virusi.

Por, nëse Kosova me afro 700 raste në milionë banorë, krahasohet me vendet të Evropës, vetëm Gjeorgjia qëndron më keq, me më shumë se 1200 raste në një milion banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat