Musliu: Drenicasit e kanë një adresë politike

Kosova

Musliu: Drenicasit e kanë një adresë politike

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 00:21
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur rreth zgjedhjeve lokale në Skenderaj, ku tha se Vetëvendosja do t’i bënte nderë vetës dhe këtij qyteti që t’i tërhiqte të gjitha paditë që i ka bërë për qeverisjen katër vjeçare përmes asamblistit të tyre.

Musliu tha se qytetarët e Skenderajt dhe drenicasit e kanë një adresë politike, e ajo është Partia Demokratike e Kosovës.

“PDK-ja në këto zgjedhje garon me ofertën më të mirë, brenda listës kemi pesë doktorë, kemi jurisitë e ekonomistë, pra e thashë edhe një herë se lojërat e Albin Kurtit janë të njohura në Skenderaj por deri më tani nuk ia kanë dalë por edhe nuk do t’ia dalin”, është shprehur Musliu.

Më tej, ajo thotë se në Skenderaj nuk ka rivalitet, por do të ketë demokraci ku sipas saj deri më tani kanë qenë shembull qoftë në zgjedhjet lokale apo në ato qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat