Ministria e Shëndetësisë në konkursin e fundit s’kërkon vetëm psikologë

Kosova

Ministria e Shëndetësisë në konkursin e fundit s’kërkon vetëm psikologë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Shoqata e Psikologëve të Kosovës ka reaguar duke u shprehur e pakënaqur për konkursin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë për pranimin e 1 mijë e 116 profesionistëve shëndetësor për kujdesin e shëndetit fizik dhe mos-përfshirjen e asnjë psikologu klinik në këtë konkurs, ku sipas tyre kështu nuk po mendohet fare për shëndetin mendor të popullatës.

Sipas tyre, edhe kësaj radhe psikologët klinik nuk u futen në konkursin e angazhimit me pagesë, ku sipas tyre dëshmon për mungesën e gatishmërisë që këtij profesioni t’i jepet rëndësia e duhur dhe vendi që meriton.

“Psikologët kanë dëshmuar se kanë qenë çelësi në menaxhimin e shëndetit mendor gjatë tërë kohës pa asnjë kompensim nga ana e institucioneve dhe ndoshta është pikërisht ky humanizmi që psikologët kanë në zemër që e shtyjnë Ministrinë e Shëndetësisë të mendojë se psikologët klinik nuk janë të nevojshëm ngase ata ofrojnë shërbime “pa pagesë””, thuhet në reagimin e Shoqatës së Psikologëve.

Tutje, Shoqata e Psikologëve të Kosovës, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që me një konkurs shtesë të rishikojë mundësinë e angazhimit të psikologëve klinik nëpër institucione, sepse sipas tyre roli i psikologëve në menaxhimin e shëndetit mendor të popullatës të prekur me COVID-19 ka qenë jetik gjatë viti dhe sipas të dhënave tre deri në katër persona nga 10 të prekur me COVID-19 shfaqin çrregullime të ndryshime psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat