A e dini pse truprojat i përcjellin dhe i ruajnë presidentët dhe kryeministrat e një vendi?

Kosova

A e dini pse truprojat i përcjellin dhe i ruajnë presidentët dhe kryeministrat e një vendi?

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:07
Adem Bytyçi

Përgjigjja është shumë e shkurtër: Sepse ata i kanë shumë borxh popullit - qytetarëve të tyre, për shkak se gjatë procesit të zgjedhjeve kanë dhënë shumë premtime boshe, të pa realizueshme në interes të sovranit, shkurt e trup i kanë gënjyer qytetarët e tyre.

Madje edhe për arsye tjera kërkojnë mbrojtje nga truprojat e tyre, siç është korrupsioni, keqpërdorimi i parasë publike, krimi ekonomik dhe shumë anomali tjera në dem të vendit dhe të qytetarëve.

Në vendet me tradita demokratike dhe vetëdije të lartë politike, kombëtare dhe qytetare ‐ Kryeministra, Ministra, Kryetarë bashkësish dhe komunash udhëtojnë me biçikleta për në vendet e tyre të punës, nuk kanë nevojë për kurrfarë truprojash apo përcjellje tjera të veçanta, ndonëse ata nuk punojnë dhe veprojnë për interesa të tyre meskine siç ndodhë në ca vende të korruptuara, por tërë dijen, energjitë e tyre profesionale dhe morale i angazhojnë në të mirën e vendit dhe të qytetarëve të tyre.

Këta udhëheqës dhe politikanë nuk i kërkojnë vendet udhëheqëse me çdo kusht siç ndodhë të ne, por vendet udhëheqëse i kërkojnë të tillët politikanë dhe udhëheqës, sepse kanë nevojë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat