Agrofesta përfudon me kapjen e peshkut me dorë

Kosova

Agrofesta përfudon me kapjen e peshkut me dorë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:50
Agrofesta

Festa e Perimkulturës Agrofesta 2021 në Krushë të Madhe të Rahovecit, sot përmbyllet me disa aktivitete mjaft atraktive.

Për tri ditë radhazi ky organizim tashmë tradicional i ka bërë bashkë prodhuesit e këtij fshati me qëllim të promovimit të punës së tyre. Përveç panairit me produktet vendore, në AgroFesta janë mbajtur edhe aktivitete të ndryshme të cilat në fund të ditës mbylleshin koncert.

AgroFesta e cila organizohet me përkrahjen e Komunës se Rahovecit sivjet po shënon numër më të vogël të vizitorë për shkak të situatës me pandeminë, megjithatë aty ka festë që ia vlen të vizitohet.

Festa e specit në Krushë të Madhe konsiderohet mundësi për prodhuesit vendor që të depërtojnë edhe në shportën e qytetarëve në Kosovë por edhe ata që vinë nga shtetet e tjera

Një prej organizatorëve të AgroFesta, Arbër Zenuni tregon detaje nga aktivitet që janë në kuadër të këtij festivali që sivjet shënon edicionin e shtatë.

“Pjesa më interesant është pjesa e tretë ku pas të gjitha aktiviteteve do të transferohemi te pjesa e Drinit të Bardhë, ku kemi menduar që të bëjmë edhe një lojë tjetër, është zënia e peshkut me dorë dhe do të ketë aktivitete të ndryshme atje”, tha ai.

Dita e fundit e AgroFesta nis në orën 08:00 me pastrimin e mjedisit, vazhdon me një panair. Ndërsa pasdite vazhdon me garat tradicionale kapja e peshkut me dorë, ku edhe do të ketë Dj party n’Drin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat