Një sekuencë e sistemit të drejtësisë dikur në Kosovë

Kosova

Një sekuencë e sistemit të drejtësisë dikur në Kosovë

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 gusht 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Në Kosovë në momentin e emërimit të Kryprokurorit të shtetit, shoqëria civile, profesor eminent të fakultetit juridik të Universitetit Publik Hasan Prrshtina në Prishtinë, kontestonin provimin e judikaturës së Kryeprokurorit të shtetit, si një falsifikim!

Pas shumë opinionësh kjo qështje u hesht sikur të mos kishte as një rëndësi për njërin ndër institucionët më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë të luftës kundër krimit dhe të gjitha të këqijave të cilat e rrezikojnë shtetin dhe liritë dhe të drejtatë e njeriut , të qytetarëve të një shteti.

Në kohën kur në vendin tonë flitej për shumë anamoli në sistemin e drejtësisë , për afera korruptive dhe njëkohësisht përpjekjet e vendit tonë për integrime Euro-atlantike, Maqedonia arrestonte Prokuror të korruptuar, për të dëshmuar seriozitetin në rrugëtimin e saj drejtë integrimeve Europiane.

Në dallim nga dy shtetet tona: Shqipëri-Kosovë, të cilat ose nuk duan, ose,nuk dinë, përkatësisht e kanë të pamundur për të luftuar korupsionin ,si njërin ndër kushtet vendimtare të parashtruar nga Bashkimi Europianë, pa përmbushjen e të cilave  është e pamundur integrimi në proceset Euro- atlantike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat