Tahiri mban takim me listën zgjedhore që do garojë për Podujevën: Program për çdo lagje, fshat e zonë

Kosova

Tahiri mban takim me listën zgjedhore që do garojë për Podujevën: Program për çdo lagje, fshat e zonë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 20:47
Foto

Kandidati i AAK’së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka mbajtur takim me listën zgjedhore me të cilën do të kandidojë në këtë komunë.

Tahiri, një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të shpalosin platformën zhvillimore për qeverisjen e Podujevës.

“Pas takimit koordinues me #SuperListen, ku diskutuam agjendën dhe plaftormën, në një kafe të përbashkët. Ditët në vijim, vazhdojmë me shpalosjen e platformës zhvillimore për Podujevën 2025; dhe takimet me qytetarë, grupe përfaqësuese. Program për çdo lagje, fshat e zonë; secili sektor komunal në shërbim të zhvillimit”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Tahiri, në listën e përgatitur zgjedhore, ka thënë se 80 për qind e atyre që kërkojnë votën janë të rinj dhe prej tyre 50 për qind janë gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat