​Deri në 20 minuta pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Kosova

​Deri në 20 minuta pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes radhët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës kanë shënuar rënie.

Kolona me automjete në Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 22.33, është 10 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur nga 10 deri në 15 minuta.

Radhë më të gjata ka në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona 150 metra e gjatë dhe pritjet janë 20 minuta.

Në Vërmicë ka kolonë prej 30 metrash dhe pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta. Në këtë pikë kufitare ka kolonë nga ana e territorit të shtetit shqiptar, ku është formuar kolona prej 150 metrash dhe pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri 25 minuta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat