Rënie e lehtë e temperaturave gjatë ditëve në vazhdim

Kosova

Rënie e lehtë e temperaturave gjatë ditëve në vazhdim

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 06:54
Ilustrim

24.08 - Kryesisht me diell. Pasdite zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore mundësi edhe për rrebeshe afatshkurta shiu.

25.08 - Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me rrebeshe e bubullima.

26.08 - Më freskët. Kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu, e pasdite edhe me bubullima.

27.08 - Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat do të pësojnë rënie ditëve të ardhshme, me minimale nga 15C deri në 11C, e maksimalet 31C e 32C në fillim të javës, pritet të zbresin deri në 24C ditën e enjte.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 3-11m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat