Nga sot moti do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta

Kosova

Nga sot moti do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta.

Pas rrezeve të diellit të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme.

Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzoj mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.

Në fushat termike Instituti parasheh rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat