Lajm i hidhur: Vdes qytetari nga Vushtrria

Kosova

Lajm i hidhur: Vdes qytetari nga Vushtrria

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:56
Enis Osmani

Sot në orët e mëngjesit ka vdekur i riu nga qyteti i Vushtrrisë, Enis Osmani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Vushtrri, Nasuf Aliu.

Aliu, përmes një postimi në Facebook e ka përshkruar të ndjerin si njeri të edukuar, me devotshmëri dhe mirësjellje.

Postimi i plotë:

Enis more djalë!!

Lajmi i mëngjesit të sotëm për vdekjen tënde ishte i befasishëm dhe solli merzi në zemrat e gjithë atyre që të njohën.

Sicili do të kujtojmë për edukatën, devotshmërinë, mirësjelljen dhe gjithë tiparet e mira që kishe.

Kishim kohë që flisnim që ta pinim një kafe bashkë, po kjo është jeta.

I lutemi Krijuesit që të mëshirojë dhe bëjë prej banorëve të xhehnetit!

Ngushëlllime familjes Osmani dhe gjithë farefisit të Enisit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat