Zyrtarizohet data për fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova

Zyrtarizohet data për fillimin e vitit të ri shkollor

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se kanë caktuar 1 shtatorin si ditën e fillimit të vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Ky vendim është marrë në dakordim me drejtorët komunalë dhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci të cilët kanë thënë se kanë bërë të gjitha përgatitje për fillim të vitit të ri shkollor.

AKK-ja ka njoftuar se procesi mësimor do të mbahet me prezencë fizike dhe me orar të plotë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se tashmë ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore dhe shumë shpejt DKA-të do të kenë edhe protokollet dhe Udhëzuesin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Ministrja Nagavci, po ashtu, iu bëri thirrje edhe mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, që të kujdesen maksimalisht, duke zbatuar masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, në mënyrë që nxënësit të mos humbin edhe më tutje në procesin mësimor.

Drejtorët e DKA-ve thanë se shkollat janë përgatitur për fillim të vitit shkollor, ndërsa sipas statistikave që ata paraqitën, mesatarja e personelit arsimor të vaksinuar me njërën dhe me të dy dozat e vaksinës deri më tani është rreth 70%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat