22 të shëruar dhe 85 raste të reja me covid-19 brenda 24 orëve në Malishevë

Kosova

22 të shëruar dhe 85 raste të reja me covid-19 brenda 24 orëve në Malishevë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:07
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 22 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 85 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe janë të konfirmuara nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1894 raste, prej tyre 1183 janë shëruar, 54 kanë vdekur dhe aktiv me covid -19 janë edhe 657 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat