Katër të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, në Rahovec

Kosova

Katër të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, në Rahovec

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Vazhdojnë të jenë të larta shifrat ditore të infeksioneve me coronavirus në Kosovë dhe numri i të vdekurve të prekur nga ky virus.

2,541 raste të reja janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit dhe 14 raste të vdekjeve.

Kryeqyteti ka numrin më të madh të infeksioneve të reja ditore (453 raste), i pasuar nga qytetet e mëdha Prizren (276), Pejë (186), Gjilan (166) etj.

Vlen për t’u theksuar se  një numër i madh i të prekurve gjatë kësaj periudhe i përkasin moshave shkollore.

250 të infektuar janë nga grupmosha 10-19 vjeç, derisa 52 të infektuar janë të grupmoshës 0-9 vjeç.

Nga 14 rastet e vdekjeve të shënuara gjatë 24 orëve të fundit, 4 prej tyre janë nga Komuna e Rahovecit.

Ndërkohë nga dy viktima janë shënuar në Prizren e Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat