Në total janë administruar 765.310 vaksina në Kosovë

Kosova

Në total janë administruar 765.310 vaksina në Kosovë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Të mërkurën në Kosovë janë vaksinuar 16.867 qytetarë kundër COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Shifra e të vaksinuarve është më e ulët se të martën, kur janë vaksinuar 18.331 qytetarë, ndërsa më e ulët edhe se e ditëve paraprake kur vaksinoheshin mbi 20 mijë qytetarë në ditë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar më 15 qershor. Deri më tash në Kosovë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës 256.248 qytetarë, ndërsa me një dozë 252.814 qytetarë.

Në total janë administruar 765.310 vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat