Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:25
Ilustrim

10:00
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës)

11:00
Lëvizja “FOL” mban konferencë për medie me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti1 dhe Hoti”. (Zyrat Lëvizjes “FOL”)

12:00
Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave organizojnë marsh protestues:” Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”. (Fillon te ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfundon prara Qeverisë)

13:00
Mbahet ceremonia e dorëzimi të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të siguruara nga bashkëpunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP. (Administrata kryesore në QKUK)

13:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

17:00
Mbahet ceremonia e përmbylljes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në të cilën do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve. (Salla e Kuvendit Komunal)

19:00
Ipeshkvia e Kosovës organizon akademi solemne për të shënuar ditëlindjen e Nënë Terezës. (Para Katedrales, Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat