Fermerit i ngordhin 80 dele, dyshon se tufa po i tkurret nga një sëmundje

Kosova

Fermerit i ngordhin 80 dele, dyshon se tufa po i tkurret nga një sëmundje

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Fermerit Naim Bullaku nga Jashanica e Klinës tash e dhjetë ditë i kanë ngordhur 80 dele.

Ai thotë që për 40 vjet sa merret me blegtori, nuk i ka ndodhur një rast i ngjashëm, ndërsa po dyshon tek ndonjë sëmundje.

Për tufën e kopesë që edhe po e humbë, ky morri edhe para borxh.

Nga komuna thanë se fermerin e kanë ndihmuar për groposjen e tyre. Por që nuk premtuan ndihmë financiare.

Ndërsa, nga Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë thanë se kafshët kanë pasur mungesë të dokumenteve përcjellëse.

“Delet kanë qenë pa origjinë. Aty është vërejtur se delet nuk janë̈ ushqyer mirë, nuk ka pasur  ushqime të koncentruara. Fillimisht delet kanë shfaqur kollë, humbje të oreksit, ulje të prodhimit të qumështit, diarre, nofulla të ënjtura dhe vështirësi në frymëmarrje”, kanë thënë nga ky agjencion.

Pos këtij rasti, në fshat nuk u raportua për diçka të ngjashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat