Ish-zëvendëskryeshefi i AUV-it: Kryeministri Kurti ligjërisht nuk ka të drejtë të më shkarkojë

Kosova

Ish-zëvendëskryeshefi i AUV-it: Kryeministri Kurti ligjërisht nuk ka të drejtë të më shkarkojë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 00:08
Naser Krasniqi

I shkarkuari nga pozita e Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, ligjërisht nuk ka bazë për shkarkimin e tij.

“Kryeministri ka të drejtë të vendos për çështjet që janë kompetencë e tij dhe shkarkimet mund t’i bëj. Mirëpo, sa i përket bazës ligjore kjo nuk qëndron sepse është thirre në ligjin nr.6 L/114 për Zyrtarë Publikë ku nuk e specifikon se në çfarë neni e bën këtë”.

“Në të njëjtin ligj është thirr edhe ish-kryeministri [Avdullah Hoti] që më ka emëruar si zëvendësues i kryeshefit ekzekutiv, ndërsa vendimi që e bën shfuqizimin e vendimit të mëparshëm nuk e specifikon saktë arsyen”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi mes tjerash deklaroi se nuk i di motivet e shkarkimit pasi nga Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë ndonjë arsyetim.

“Motivin nuk e di pasi nuk kam ndonjë arsyetim dhe nuk më kanë njoftuar fare vetëm një email kam pranuar dhe nuk kam asnjë komunikim paraprak pasi kam qenë shumë i angazhuar edhe me orar shtesë me menaxhimin e pandemisë COVID-19 bashkë me inspektoratin”, tha Krasniqi.

Krasniqi mes tjerash bëri të ditur se mbrëmjen e sotme ka dërguar në shkresë në adresë të kryeministrisë me të gjitha nenet dhe informacionet që parashihet për punën dhe shkarkimin nga kjo pozitë.

Krasniqi mes tjerash uroi të emëruarin e Kurtit në këtë pozitë, Flamur Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat