​Zejnullahu: Testimi në shkollën “Sami Frashëri” po vijon pa probleme

Kosova

​Zejnullahu: Testimi në shkollën “Sami Frashëri” po vijon pa probleme

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:10
Fetah Zejnullahu

100 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri” i janë nënshtruar testit të maturës shtetërore. Testi ka filluar në orën 10:00, ndërkohë që nuk janë evidentuar parregullësi. Vetëm në këtë shkollë ka pasur maturantë nga shtatë shkolla dhe të njëjtit janë shpërndarë në 12 klasa.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Zejnullahu flet për KP për procesin e mbajtjes së testit dhe përgatitjet që janë bërë.

Zejnullahu: Procesi është duke vazhduar pa telashe

“Testi sot në kohën e duhur, të gjithë faktorët relevantë për mbarëvajtjen e testit të maturës shtetërore në gjimnazin “Sami Frashëri”, kanë qenë në kohën e duhur. Në ora 10:00, meqë para orës 10:00 ka filluar sistematizimi, në orën 10:00 të gjithë monitoruesit nëpër klasa kanë qenë. Kanë shpërndarë testet dhe procesi është duke vazhduar pa telashe dhe pa asnjë problem”, njofton ai për KosovaPress.

Drejtori i kësaj shkolle thotë se nuk ka vërejtur se nxënësit kanë telefona brenda. Më tej, shton se kanë bërë përgatitjet e nevojshme edhe për të respektuar masat anti-COVID.

Zejnullahu: Dy-tre nxënës i kanë harruar fletëparaqitjet

“Ne sot kemi nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, të Medresës ‘Alaudin’ në Prishtinë, ‘Shkolla Evropiane’, ‘Shkolla Angleze’, ‘Xhevdet Doda’, ‘Zeniti’ dhe ‘7 Shtatori’. Pesë paralele kanë qenë të ‘7 Shtatorit’, ka pasur dy-tre nxënësi që nuk kanë pasur fletëparaqitje të testit të maturës. Por në të njëjtën kohë qëndroi edhe drejtori edhe u bë zgjidhja”, thekson ai.

Në afatin e dytë, testimit do t’i nënshtrohen rreth shtatë mijë maturantë në 68 qendra të testimit, kurse do të angazhohen rreth 200 komisionerë.MASHTI ka bërë të ditur se rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 8 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat