​Apel për respektim të masave anti-covid dhe shtim të kujdesit

Kosova

​Apel për respektim të masave anti-covid dhe shtim të kujdesit

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Shtabi komunal emergjent në Malishevë i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të kenë kujdes të shtuar ndaj virusit COVID-19.

“Të nderuar qytetarët të Komunës së Malishevës, në emër të Shtabit Komunal Emergjent, ju bëjmë apel të gjithëve, për kujdes të shtuar në raport me corono virusin.

Ju lutemi të gjithëve që të bëni kujdes të shtuar, të zbatoni masat anti-covid, të shmangni vendet ku ka frekuentimi të madh të njerëzve dhe të mbani maska mbrojtëse”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit emergjent komunal.

“Profesionistët shëndetësor, janë duke dhënë maksimumin e tyre për trajtimin e rasteve dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, por rastet janë rritur së tepërmi dhe gjendja është rënduar, prandaj kërkoj nga të gjithë që të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj situate, tejet të rënduar. Rastet pozitive me covid, po rriten çdo ditë, e më këtë po rriten edhe rastet e hospitalizuara dhe rastet e vdekjeve, si në tërë vendin edhe në komunën tonë”, ka thënë nënkryetari në një apel drejtuar qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat