Gashi: Qytetarët, Istogun dhe LDK-në i trajtonin si të mirën e përbashkët

Kosova

Gashi: Qytetarët, Istogun dhe LDK-në i trajtonin si të mirën e përbashkët

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2021 Në ora: 20:58
Foto nga takimi

Deputeti i LDK-së, Arben gashi, ishte për vizitë në Istog.

Atje u takua me kandidatin për kryetar, Ilir Feratin dhe me të gjithë strukturën e LDK-së në Istog.

Sipas tij, qytetarët Istogun dhe LDK-në i trajtonin si të mirën e përbashkët, të pandashme e të përhershme.

Postimi në Facebook:

Sot, në Istog - në vendlindjen e urtësisë, përkatësisht në vendlindjen e të urtit dhe të parit tonë, Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Me shumë kënaqësi u takova me mikun tim, njëherit kryetarin e ardhshëm të Istogut, Ilir Ferati, si dhe me kandidatë për asamble komunale, anëtarë e struktura të degës tonë. Në mesin e tyre gjeta besim, përkushtim e mobilizim për fitoren e madhe të 17 tetorit. Takova edhe qytetarë të shumtë nga kjo komunë, të cilët me shumë të drejtë e me një fjali, Istogun dhe LDK-në i trajtonin si të mirën e përbashkët, të pandashme e të përhershme.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat