​1060 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 61 në kujdes intensiv mjekësor nga COVID-19

Kosova

​1060 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 61 në kujdes intensiv mjekësor nga COVID-19

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovësnë raportin 24 orësh, ka njoftuar se janë 1237 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 1139 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno-terapi, 61 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK, 438 pacientë të shtrirë, 435 prej tyre Covid-19 pozitivë, 376 me oksigjeno-terapi

- Klinika Infektive, 120 pacientë

- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 81 pacientë

- Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë

- Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 20 pacientë

- Klinika e Gjinekologjisë, 31 pacientë

- Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 173 pacientë

- Spitali i Gjakovës, 131 pacientë

- Spitali i Pejës, 188 pacientë

- Spitali i Gjilanit, 147 pacientë

- Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

- Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë

- Spitali i Ferizajt, 85 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat