Deputetja e PDK-së: Kolegët e Ministrit Arben Vitia me nxjerr mindilin me i fshi lotët bashkë me qytetarët

Kosova

Deputetja e PDK-së: Kolegët e Ministrit Arben Vitia me nxjerr mindilin me i fshi lotët bashkë me qytetarët

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:33
Arben Vitia

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në një postim të saj në Facebook ka reaguar për gjendjen e krijuar në vend për shkak të pandemisë me virus.

Ajo shkruan se sot është rekord i zi, ditë e rëndë për Kosovën.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë, e përgjegjësit kanë emra në qeveri.

Postimi i plotë:

Rekord i zi i vdekjeve nga Covid-19! Ditë e rëndë për Kosovën! Kolegët e Ministrit Arben Vitia përveç heqjes së kapelës, mirë është me pa realitetin e me nxjerr edhe mindilin me i fshi lotët bashkë me qytetarët e këtij vendi që humbën më të dashurit e tyre!

Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë. E përgjegjësit kanë emra në Qeveri.

Ngushllime për 36 familjet e viktimave, ndërsa lutja ime për institucionet është të sigurojnë vaksina e të rrisin qendrat e vaksinimit.

I lus të gjithë qytetarët që secili të shtoj kujdesin, të vaksinohet dhe të ruaj veten nga ky virus vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat