Mbi 700 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19

Kosova

Mbi 700 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia po vazhdon gjobitjen e atyre qytetarëve të cilët nuk e respektojnë ligjin antiCOVID-19.

Sipas statistikave të përgjithshme, në 24 orët e fundit janë dënuar 728 qytetarë për mosrespektim të këtij ligji.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 911 gjoba trafiku.

Gjithashtu, janë arrestuar 11 persona dhe tetë janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat