Fluks i madh në QKMF-në e Lipjanit, dy pacientë shtrihen në një shtrat

Kosova

Fluks i madh në QKMF-në e Lipjanit, dy pacientë shtrihen në një shtrat

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Fluksi i madh i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan nuk po kanë se ku të shtrihen për të marr infuzion.

Ankesa ka pasur nga qytetarë duke u detyruar që të shtrihen nga dy persona në një shtrat.

Por drejtori i kësaj qendre, Agim Krasniqi, në emisionin “Edicioni Special” ka thënë se ka persona të cilët mund të vijnë edhe nesër për të marr ndihmë mjekësore.

“Ka shumë raste të ndryshme shumica prej tyre nuk janë raste emergjente, por është krijuar një kulturë për raste të ndryshme që edhe mund të trajtohen nesër”.

Në orët e vona të mbrëmjes punon vetëm urgjenca, por për pacientet femra, sipas drejtori do të hapet edhe shërbimi i maternitetit.

“Të gjithë pacientet femra që janë do të zhvendosen te shërbimi i maternitetit për ta menaxhuar këtë situatë që është krijuar për momentin”.

Kurse pjesa për pacientët të sëmurë nga COVID-19, nuk do të ketë përzierje të pacientëve të cilët nuk janë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat