Xhelal Krasniqi, kandidat i AAK-së për Obiliq

Kosova

Xhelal Krasniqi, kandidat i AAK-së për Obiliq

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2021 Në ora: 10:11
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezentuar kandidatin për kryetar të Obiliqit, Xhelal Krasniqi.

Ai ka të përfunduar Medresën dhe studime tnë gjuhën angleze.

“Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.

Në komunën ku Aleanca udhëheq tash e dy mandate, me shumë kujdes e përkushtim, në Obiliq ne ofrojmë profesorin e nderuar, Xhelal Krasniqi.

Xhelali ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze. Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies.

Xhelali njihet si njeri i dashur, i ndershëm dhe me integritet, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën.

Suksese e fitore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat