Masat anti COVID-19: Policia bën inspektime edhe në aeroport

Kosova

Masat anti COVID-19: Policia bën inspektime edhe në aeroport

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Operativë i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, i shoqëruar nga stafi menaxherial i departamentit të kufirit gjatë ditës së sotme ka bërë vizitë në aroportin ndërkombëtar të Prishtinës ” Adem Jashari”.

“Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht në terren për realizimin planifikimeve operacionale në lidhje me vendimet e fundit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe respektimin e masave për pandeminë COVID-19”, njofton Policia e Kosovës.

Vizita dhe inspektime të tilla nga menaxhmenti i lartë si dhe nga Njësia për Inspektim në kuadër të Policisë së Kosovës do të bëhen në vazhdimësi.

Me qëllimin e vetëm që të gjithë së bashku të angazhohemi për ruajtjen e shendetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat