Lipjani përfiton 260 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës

Kosova

Lipjani përfiton 260 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:58
Imri Ahmeti dhe Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë ditës së mërkurë, ka qëndruar në Lipjan për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit me qëllim të ndërtimit të ndriçimit publik në fshatin Rufc i Madh, Rufc i Vogël dhe Kojskë.

Marrëveshja përfshinë edhe projekte të tjera bashkëfinancimi për asfaltimin e rrugëve, rregullimin e hapësirave publike dhe disa punime të tjera.

Ministri Krasniqi e kryetari Ahmeti janë zotuar se projekti do të realizohet në afatet kohore brenda këtij vitit, ndërkaq ka një vlerë prej 260 mijë eurosh.

“Është një projekt shumë i nevojshëm dhe po bëhet kompletimi i infrastrukturës moderne në këto fshatra. Ky investim është me vlerë 260 mijë euro dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat