Hoxhaj: Opinionet e liderëve ballkanik mund të shndërrohen në vendime të BE-së

Kosova

Hoxhaj: Opinionet e liderëve ballkanik mund të shndërrohen në vendime të BE-së

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:48
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, duke folur për Forumin e Bledit ka thënë se tema për antarësimin në Bashkimin Evropian nën presidencën e Sllovenisë kanë filluar me një intenzitet tjetër dhe se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë janë me një frymë kur flitet për integrim në BE.

Hoxhaj tregoi se edhe pse ky forum nuk është formal, opinionet e liderëve ballkanik mund të shndërrohen në vendime të BE-së.

“Forumi është forum jo formal, por natyrisht që shfaqen në opinione të cilat mund të shndërrohet në vendime të Bashkimit Evropian”.

Hoxhaj shtoi se e ardhmja e BE-së do të varet se si do ta trajtojë Ballkanin Perëndimor.

“Tema kryesore që ka aktualisht BE është e ardhmja e BE-së dhe e ardhmja e BE-së varet shumë prej asaj se si BE-ja do ta trajtojë Ballkanin Perëndimorë dhe tema kryesore është se çfarë po ndodhë me procesin e zgjerimit a do të anëtarësohen këto vende me Bashkim Evropian a po shpërblehet puna e tyre apo nuk po shpërblehet puna e tyre”.

Hoxhaj merr pjesë në Forumin e Bledit që më shumë se një dekadë. Shumicën e kohës ishte në cilësinë e ministrit të jashtëm, mirëpo kësaj radhe ishte në cilësinë e deputetit.

Pjesë e panelit kanë qenë liderët e Ballkanit Perëndimor, por kësaj here kanë munguar përfaqësues nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat