20 mijë e 618 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Kosova

20 mijë e 618 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:57
Ilustrim

20 mijë e 618 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, deri tani janë administruar 862 mijë e 224 doza të vaksinave.

570 mijë e 579 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 deri tani në vend.

291 mijë e 645 kanë marrë dy doza të vaksinave.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës. Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend e po ashtu edhe i viktimave.

Andaj qytetarëve u është bërë thirrje që të vaksinohen sa më shpejt kundër këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat