10 gra shtatzëna në Gjinekologji me Covid-19, dy të tjera janë dërguar në mjekim intensiv

Kosova

10 gra shtatzëna në Gjinekologji me Covid-19, dy të tjera janë dërguar në mjekim intensiv

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:24
Ilustrim

Situata me Covid-19 në Kosovë ka më shumë se dy javë që është rënduar.

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve vazhdon të jetë i lartë.

Derisa spitalet jo vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës por edhe në ato rajonale vazhdojnë të jenë të stërmbushura.

Infektimit nga ky virus nuk po i shpëtojnë as gratë shtatzëna.

Vetëm në 24 orët e fundit dy prej tyre nga Klinika e Gjinekologjisë në QKUK janë transferuar në Mjekim Intensiv.

Kjo, është bërë e ditur drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili.

“Gjatë 24 orëve të fundit i kemi bërë dy transfere në Mjekim Intensiv, pasi që gjendja e tyre ka qenë më e rëndë”, ka deklaruar Ismaili.

Ndërsa, ka bërë të ditur edhe numrin e grave shtatzëna të cilat janë duke u trajtuar në Gjinekologji.

“Në klinikën e Gjinekologjisë aktualisht janë të hospitalizuara dhjetë gra shtatzëna, gjendja e tyre sot është stabile, ka lëshime, ka pranime. Tri gra shtatzëna, prej dhjetë që e ceka më lartë sot kanë lind”, është shprehur drejtori Ismaili.

Ai, ka treguar edhe numri i atyre që janë me oksigjenoterapi.

“Pesë gra shtatzëna janë me oksigjenoterapi”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur 26 qytetarë, ndërsa janë regjistruar edhe një mijë e 448 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat