Vitia: Qytetarët kanë hezituar për vaksinim si shkak i deklaratave të papërgjegjshme

Kosova

Vitia: Qytetarët kanë hezituar për vaksinim si shkak i deklaratave të papërgjegjshme

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Për asgjësimin e 133 mijë vaksinave të Astra-Zeneca, fajin ua ka lënë deklaratave të pamatura dhe teorive të konsipiracionit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se qytetarët kanë hezituar të marrin këtë vaksinë, meqë shumë prej tyre edhe kanë pasur dyshime në afatin e tyre. Madje, ai ka pranuar se kanë refuzuar disa donacione të vaksinave.

Në një konferencë për media, Arben Vitia nuk është përgjigjur sa i përket dorëheqjes së kërkuar nga opozita.

Vitia: Qytetarët kanë hezituar si shkak i deklaratave të papërgjegjshme

“Disa teori konspiracioni në fakt më shumë se diçka tjetër në raport me vaksinën Astra-Zeneca, e dorën në zemër edhe disa deklarata të papërgjegjshme edhe për vaksinën Astra-Zeneca, por edhe për afatin e skadimit të tyre bëri që qytetarët në masë të madhe të hezitojnë në vaksinim me këtë vaksinë. Nga 14-15 mijë të interesuar gjatë ditës, numri të interesuarve ka rën në 5-6 mijë të tillë. Dhe një pjesë e madhe edhe atyre që kanë shkuar të vaksinohen nuk kanë dashur të vaksinohen kur e kanë marrë vesh që është vaksina Astra-Zeneca, si shkak i këtyre deklaratave”, ka deklaruar Vitia.

Ai madje tha se shumë qytetarë kanë pyetur nëse këto doza të vaksinës kanë afat. Vitia ka pranuar se kanë refuzuar donacione.

Vitia: Po, është e vërtetë janë refuzuar disa donacione

“Po, është e vërtetë janë refuzuar disa donacione. Për të vetmen arsyeje sepse komiteti i vaksinimit i cili gjendet në Ministri të Shëndetësisë, është një trup profesionale dhe rekomandimet e tyre i marrim parasysh. Kanë qenë oferta për vaksinën Astra-Zeneca pas donacionit që kemi marrë nga Norvegjia dhe të cilat po ashtu kanë pasur një afat skandence jo optimal që do të na kishte garantuar për t’i administruar për qytetarët tonë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat