Sallonet e Ondulimit nuk punojnë nga ora 12 deri në orën 13, për shkak të vdekjes së Liberta Selacit

Kosova

Sallonet e Ondulimit nuk punojnë nga ora 12 deri në orën 13, për shkak të vdekjes së Liberta Selacit

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:44
Liberta Selaci

Në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të grimeres së njohur vushtrriase, Liberta Selaci, Sallonet e Ondulimit në komunën e Vushtrrisë nuk do të punojnë sot nga ora 12.00 deri në orën 13.00.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Frizerëve Vushtrrias përmes një njoftimi i cili është postuar në rrjete sociale ku shkruhet se nuk do të punohet një orë.

“Shoqata e frizereve ne Vushtrri njofton gjthë koleget nga ora 12:00 deri 13:00 te mbyllen te gjitha sallonet ondulimi n shenjë respekti,per make up artisten Liberta Selaci e cila vdiq sot me foshnjen e saj. Shprehim ngushllime gjithë familjes se saj dhe gjithe kolegeve

ALLAHU e meshiroft ne xhennet amin” shkruan në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat