73 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosova

73 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:07
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid dhe në spitalet e përgjithshme aktualisht janë duke u trajtuar një mijë e 171 pacientë.

Prej tyre një mijë e 44 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, ku nga ta 73 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 1171 në trajtim nga COVID-19

Bazuar në raportin 24-orësh të klinkave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë  1171 pacientë,  38 më pak se një ditë më parë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1044 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 978 me oksigjeno-terapi dhe 73 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë të shtriër  398  pacientë të shtrirë, 391 prej tyre Covid-19 pozitivë, 349 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 773  pacientë, 653  të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 629 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 104 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 20 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 171 pacientë

Spitali i Gjakovës, 106 pacientë

Spitali i Pejës, 212 pacientë

Spitali i Gjilanit, 128 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 77 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat