Lladrovci flet për kundërkandidatët e tij, kështu i quan

Kosova

Lladrovci flet për kundërkandidatët e tij, kështu i quan

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 20:25
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj ribalëve të tij për kreun e kësaj komune, të cilët i ka quajtur “bedel”, nëpërmjet një sqarimi ku flet për projektet në proces dhe premtimet e tyre të kundërligjshme.

“I vetmi kontribut i tyre janë fotografitë në facebook të këtyre ditëve për fushatë. Kuptohet, po e bëjnë punën e bedelit, me foto e me shkrim, siç ua shkruajnë. Kaq.”, ka shkruar Lladrovci në postimin e tij në rrjetin social.

Ja postimi i Lladrovcit:

Dy kundër kandidatët bedelë, boll po i japin zor, por nuk po ia qëllojnë. Mashtrimi nuk duhet të bëhet standard i fushatës së tyre.

Ndërsa për qytetarët, po sqaroj si vijon:

Puna në rregullimin e shtratit në lumin Drenica është në proces. Kolektorët për ujërat e zeza me kanalizim, deri afër Gjimnazit janë rregulluar. Ndërsa nga Gjimnazi në drejtim te Guri i Plakës, kanë mbetur pa u përfunduar, për 6-7 km. Deri në fund të vitit, jemi në proces t’i përfundojmë kolektorët deri te lagjja Cërvadiku në Poklek të Vjetër.

Fabrikën e përpunimit të ujërave të zeza sigurisht se e ka për detyrë ta bëjë Qeveria, kur dihet se kushton nga 17 deri 20 milion euro. Projektin e kemi dorëzuar moti në Qeveri, jemi në pritje.

Vendimi për paralelet e ndara të shkollave ka qenë i drejtë dhe i bazuar në ligj. Transporti publik nga fshatrat me paralele të ndare deri te shkolla, ka vijuar për mrekulli.

Fundja, ligji më obligon të jap paga vetëm me kriter, paralelet e ndara nuk i lanë plotësuar kriteret. Por, si duket bedelëve kjo fushatë ua ka liruar imagjinatën dhe premtojnë punë të paligjshme.

Arsimi dhe cilësia në arsim është pika jonë e fortë. Këtë e dinë prindërit, arsimtarët dhe nxënësit tanë, si ishte dhe si është. Dihet se nxënësit tanë kanë shkëlqyer gjithandej garave në shtetet e BE-së, ndërsa marrin pjesë si të vetmit që përfaqësojnë Kosovën në organizimet nga Bashkimi Evropian, Euroscuola.

Puna jonë nuk ndalet, vazhdojmë.

Këta dy kundër kandidatë, kurrë në jetën e tyre, nuk e kanë ngritur zërin me asnjë propozim as me projekt ideor e as me kontribut të çfarëdo qoftë, për komunën e Drenasit.

I vetmi kontribut i tyre janë fotografitë në facebook të këtyre ditëve për fushatë.

Kuptohet, po e bëjnë punën e bedelit, me foto e me shkrim, siç ua shkruajnë. Kaq.

E reja e këtyre ditëve është se edhe KQZ ia tregoi vendin të painformuarit dhe ati mashtruesit që donte të shkonte nuse me oja të huaja!

Ndërsa shokut tim ia rikujtoj se e këshilloja të mos bëj gabime se i humb gjyqet, edhe me avokatët më të mirë në vend. Po dëshmohet se ligji është si llastiku.

Vazhdojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat