Vdekja e foshnjës 3-javëshe nga COVID-19, mjekja thotë se në spital u pranua në gjendje të rëndë

Kosova

Vdekja e foshnjës 3-javëshe nga COVID-19, mjekja thotë se në spital u pranua në gjendje të rëndë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme jetën e ka humbur edhe një foshnje 3-javështë.

Foshnja e gjinisë femërore ishte e infektuar me coronavirus.

Foshnja ishte pranuar në Klinikën e Neonatologjisë me datë 28 gusht pas dyshimeve që kishte shprehur pediatri i saj.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili thotë se gjendja e foshnjës kur ishte pranuar ishte e rëndë.

“Në momentin që është pranuar në klinikën tonë i është bërë testi dhe ajo është konfirmuar pozitive. Gjendja e foshnjës qysh në fillim që është pranuar ka qenë e rëndë dhe ka kërkuar mbështetje me respiratorë. E kemi vendosur në ventilim mekanik. Në vijim gjendja vazhdimisht ka qenë e rëndë, derisa dje pasdite përkundër kujdesit intensiv ajo ka ndërruar jetë”.

Gjendja shëndetësore e nënës së foshnjës sipas Ismailit paraqitet stabile.

“Nga informatat që kemi, del se familja e foshnjës ka qenë e infektuar me coronavirus ndërkohë që edhe foshnja ka rezultuar pozitiv. Gjendja e nënës së foshnjës është stabile. Në testet e dyta familja tashmë ka rezultuar negative në coronavirus, por foshnja edhe në testin e dytë kishte rezultuar pozitive”.

Në vazhdimësi profesionistët shëndetësor kanë bërë thirrje që të vaksinohen edhe shtatzënat dhe gji-dhënëset.

Sipas tyre procesi i vaksinimit nuk ndikon në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat