Një dekadë punime në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, qytetarët të mllefosur

Kosova

Një dekadë punime në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, qytetarët të mllefosur

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Punimet e stërzgjatura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë kanë frustruar qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë.

Ndërprerja e punimeve po sjell kolona të gjata dhe aksidente.

Halit Rexha thotë se nuk e mban në mend kur kanë filluar punët në këtë aks rrugor.

“Edhe ne banorët kemi harruar kur kanë filluar punimet në këtë rrugë. Duhet të presim 20 minuta për t’u kthyer në këtë vend”, shprehet qytetari Halit Rexha.

Edhe Sefedin Maksuti thotë se mundimet për të udhëtuar në këtë rrugë janë të mëdha.

“Vazhdimisht ka kolonë të madhe në këtë rrugë. Edhe për të dalë nga kjo edhe për t’u kyçur në këtë rrugë ka kolonë të madhe”, shprehet qytetari tjetër.

Në komunën  e Mitrovicës thonë se nuk kanë pasur qasje asnjëherë në projekt dhe se kjo është punë e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Mungesa e kësaj rruge po shkakton mjaft dëme si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Ne e kemi pasur pothuajse të pamundur të marrim informata dhe as nuk kemi pasur qasje në projektin final.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të përfundojë projekti.

Segmenti Gojbulë-Smrekonicë është i vetmi që ka përfunduar nga ky projekt në dhjetor të vitit 2020.

Ministri Liburn Aliu ka paralajmëruar krijimin e komiteteve të auditimit edhe për magjistralen Prishtinë-Podujevë shkaku i problemeve që janë hasur në projekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat