​Zgjatet afati i aplikimit për pajisje bujqësor në Rahovec

Kosova

​Zgjatet afati i aplikimit për pajisje bujqësor në Rahovec

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në komunën e Rahovecit, duke u bazuar në kërkesat e shumta të fermerëve për të aplikuar për pajisje bujqësore, ku si pasojë e masave dhe gjendjes së krijuar me Pandeminë Covid-19, ka vendosur që të zgjas afatin e aplikimit,

NJOFTIM

Ku, njoftohen fermerët e komunës së Rahovecit se, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka zgjatur afatin e pranimit të aplikacioneve për mekanizëm bujqësor deri më datë: 10.09.2021 për thirrjen publike të shpallur me datë: 13.08.2021, me numër të prot. 3924.

DBPZHR fton fermerët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat