Ekipe mobile për të vaksinuar mësimdhënës në Rahovec

Kosova

Ekipe mobile për të vaksinuar mësimdhënës në Rahovec

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Stafi shëndetësor i komunës së Rahovecit, gjatë së dielës organizoi ekipe mobile për të vaksinuar mësimdhënësit e kësaj komune.

Megjithë këtë, ata nuk është se u ra të lodhen fort, pasi vetëm 13 mësimdhënës nga 100 sa ishin në listë shkuan për të marrë kurën kundër COVID-19.

Për të parë se si po shkon ky proces në shkollën ‘Isa Boletini’ shkoi edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi.

Ky i fundit tha se në komunën që ai drejton rreth 85 përqind e mësuesve tashmë janë imunizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat