Moti gjatë kësaj jave me intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira

Kosova

Moti gjatë kësaj jave me intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Në parashikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike.

Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat