Kurti viziton Vushtrrinë: Gratë sipërmarrëse do të mbështeten nga ne

Kosova

Kurti viziton Vushtrrinë: Gratë sipërmarrëse do të mbështeten nga ne

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:20
Pamje nga vizita

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepin, gjatë ditës së djeshme kanë vizituar vizituan Kuzhinën e Grave Vetushqyese dhe Qendrën Inovative në këtë qytet.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se nga ata do të përkrahen gratë sipërmarrëse në Vushtrri, po ashtu edhe të rinjtë e të rejat që merren me inovacion.

Njoftimi:

Dje Kryetari i Lëvizjes, njëherësh Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me kandidatin tonë për Kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepin, vizituan Kuzhinën e Grave Vetushqyese dhe Qendrën Inovative në Vushtrri për ta mbajtur pasdite një takim me gratë kandidate të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Vushtrrinë.

Entuziazmi dhe pritshmëria në Vushtrri janë për Arsim Rexhepin dhe ekipin e tij të ndershëm e profesionistë, për Bashkë qeverisjen që do të fillojë me 17 tetor në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat