Hoti i LDK-së: QKMF-ja është shndërruar në zyre të AAK-së

Kosova

Hoti i LDK-së: QKMF-ja është shndërruar në zyre të AAK-së

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 00:51
Besim Hoti

Besim Hoti, kandidat i LDK-së për komunën e Klinës, kritikoi qasjen e pushtetit të tanishëm të Zenun Elezaj në fushën e shëndetësisë, duke thënë se QKMF-ja në këtë komunë është shndërruar në zyre të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Hoti, i cili është nënkryetar i kësaj komune, tha se në mandatin e tij do të bëjë depolitizimin e sistemit shëndetësorë, duke filluar nga drejtori i shëndetësisë, pasi sipas tij, ai e ka vendin në komunë, dhe jo në objektin e QKMF-së.

“Qytetarët e Klinës duhet me e pas një kryetar për të gjithë”, tha Hoti në Edicionin Zgjedhor.

Kandidati i LDK-së po ashtu premtoi pastrimin e të gjithë lumenjve, nëse qytetarët e kësaj komune i japin besimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat