Biqkaj: Kemi programin dhe ekipin më të mirë për të gjithë

Kosova

Biqkaj: Kemi programin dhe ekipin më të mirë për të gjithë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:14
Pamje nga takimi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Kamenicës, Jeton Biqkaj, vizitoi fshatin Hogosht, nga ku shpalosi pjesë nga programi i tij.

“Programi jonë është konkret dhe i bazuar në nevojat tuaja. Investimet kapitale, subvencionimet në sport, bujqësi, blegtori, rini, kulturë e turizëm, i kemi të studiuara me kujdes e të parapara saktë”, tha Biqkaj të pranishmëve.

Ai, më tej, tha se LDK ka ekip profesional me ekspertë të dëshmuar, pa konflikt interesi, e të përgatitur mirë për të zbatuar planin qeverisës, për të cilin tha se është më i miri dhe i duhuri për të gjithë.

"Faleminderit pafund për këtë mbështetje të jashtëzakonshme", tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat