Këto janë prioritet qeverisëse për Podujevën të Floretë Zejnullahut

Kosova

Këto janë prioritet qeverisëse për Podujevën të Floretë Zejnullahut

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 00:38
Floretë Zejnullahu

Në bazë të kërkesave dhe nevojave që kanë qytetarët e Llapit thotë se e ka hartuar programin e saj për qeverisje kandidatja e PDK-së për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu.

Ajo ka thënë se i ka të renditura prioritetet që iu duhet qytetarëve llapjanë dhe thotë se programi i saj është i realizueshëm.

Programi përmban orientim të qartë zhvillimor në periudha afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate. Programi bazohet në pesë shtylla kryesore, të cilat do të kenë edhe prioritete të caktuara. E para është ekonomia, bujqësia dhe zhvillimi rural, pastaj arsimi, kultura dhe sporti, shëndetësia dhe mirëqenia sociale, ambienti dhe infrastruktura, rinia”.

Te ekonomia në fokus do të jetë punësimi i rinisë, krijimi i kushteve të të bërit biznes në komunën tonë. Gjithashtu, subvencionimi i grave dhe rinisë, të cilët edhe punësojnë gra dhe të rinj. Pastaj, subvencionimi i i bujqve dhe fermerëve , duke përmirësuar kështu edhe gjendjen dhe zhvillimin bujqësor në komunën tonë. Prioritet duhet të jetë edhe arsimi, pra pajisja e shkollave me laboratore dhe kabinete të shumta dhe salla sportive. Po ashtu, ngritja e qendrës së Shtëpisë së Kulturës ku do të jenë të përfshira qendra rinore, qendra inovative dhe shkollën e muzikës”.

Ndërkaq, Zejnullahu për shëndetësinë thotë se do të përmbushë nevojat më aktuale që janë si pasojë e pandemisë.

Do të bëjmë fushatë senzibiluese për vaksinim dhe do të rrisim kapacitetet e stafit shëndetësor, testet rapide të jenë edhe nëpër QMF, si dhe funksionalizimi i këtyre qendrave. Këto qendra kanë mbetur pa staf mjekësor për shkak se kanë shkuar në specializime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat