Mbi 700 persona të prekur nga kanceri u vaksinuan kundër Covid-19

Kosova

Mbi 700 persona të prekur nga kanceri u vaksinuan kundër Covid-19

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:30
Ilustrim

Në Kosovë, deri tani rreth 900 pacientë të cilët vuajnë nga kanceri, janë prekur edhe me COVID-19.

Por, fatmirësisht, asnjë rast nuk ka përfunduar me vdekje.

Kështu thotë Drejtori i Institutit Onkologjik, Ilir Kurtishi.

Numri i të prekurve nuk dihet saktë, pasi që ndryshon çdo ditë, ndërsa mund të jetë deri 900 pacientë, ndërsa sa ne kemi informatë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga COVID-19”, shtoi ai .

Kurtishi tha se momentalisht në këtë klinikë nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar të prekur me Coronavirus.

Në këtë klinikë deri tani janë vaksinuar mbi 700 persona të prekur me sëmundjen e kancerit, ndërsa momentalisht asnjë pacientë nuk e kemi të prekur nga COVID-19”, njoftoi Kurtishi.

Kurtishi njoftoi se tani kjo klinikë është e furnizuar me barna pasi që një kohë ka pasur mungesë.

Furnizimi është në rregull, dhe sot jemi furnizuar edhe me pjesën tjetër të ilaçeve, kurse çdo ditë në Klinikën e Onkologjisë marrin Kimioterapi rreth 200 pacientë, dhe rreth 150 pacientë rrezatohen çdo ditë nga kjo sëmundje”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat