Vllahiu: Në disa komuna ndikimi i liderit politik e përcakton se kah do të shkojë gara

Kosova

Vllahiu: Në disa komuna ndikimi i liderit politik e përcakton se kah do të shkojë gara

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:14
Arbër Vllahiu

Analisti politik Arbër Vllahiu ka thënë se në zgjedhjet lokale gara është deri në momentin e fundit.

Ai deklaroi se në disa komuna ndikimi i liderit politik e përcakton se kah do të shkojë gara.

”Në zgjedhjet e fundit komunale kemi parë që ka pasë mundësi të përmbysjes së rezultatit në momentin e fundit, edhe në ditën e zgjedhjeve”.

“Ndikimet politike dhe vlerësimet e momentit politik kanë për të thënë shumëçka në ditën e zgjedhjeve në zgjedhjet komunale. Mos të harrojmë që në disa prej komunave ndikimi i liderit politik është shumë më i madh sesa që mund të jetë i atij që është në garë zgjedhore dhe kjo mund të përcaktojë se kah do të shkojë gara zgjedhore dhe kah do të shkojë ai kandidat në atë garë zgjedhore”.

“Ne kemi parë në disa komuna parti politike që janë shumë më të shtrira dhe kanë ndikim shumë më të madh. Mund të flasim për programin, por kjo nuk është pjesa e fundit. Nuk është dominuese. Shumëçka varet prej shumë faktorëve të tjerë në garë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat