Gjini i bindur në fitore

Kosova

Gjini i bindur në fitore

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:27
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, dhe kandidati i AAK-së për kryetar në këtë komunë, Ardian Gjini ka thënë se Gjakova ka dy kandidatë të cilët qytetarët i njohin mirë, dhe se 17 tetori do të dëshmoj se qytetarët dinë me vlerësu.

“Në Gjakovë janë dy kandidatë për kryetarë komune të cilit Gjakova i njeh, dhe nuk ka befasi, i dinë dallimet, konceptet, i din mendimet, përkushtimet, dhe po besoj që më 17 tetor ko me dëshmu që qytetarët dinë me vlerësu, për të cilën jam i bindur”, tha Gjini në Politiko.

Tutje Gjini tha se ai do të fiton Gjakovën qysh në raundin e parë.

“Po besoj që matjet që i ka bo Aleanca deri tash më nxjerrin fitues në raundin e parë edhe ata bindshëm, por pa arrogancë, me kujdes do të shohim shumë shpejt, por që matjet tona më nxjerrin fitues në raundin e parë”, përfundoi Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat