Shala: LDK do të qeverisë me parimin e duarve të pastra

Kosova

Shala: LDK do të qeverisë me parimin e duarve të pastra

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:03
Foto nga takimi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka vijuar me takimet derë më derë, duke ndaluar në Savrovë dhe Bukosh.

Në bashkëbisedim me qytetarët, ai shpalosi pjesë të programit të tij, të cilat i ka parapa që të realizohen gjatë mandatit qeverisës, ndërsa shtoi se LDK do të qeverisë me parimin e duarve të pastra.

Projektet kryesore për Savrovën, sipas tij janë si në vijim:

Ndërtimi i rrethojës së varrezave dhe ndërtimi i rrugës deri te varrezat, rregullimi i kanalizimit në lagjen “Kokollari” dhe “Hasanaj”, vazhdimi i rrugës “Ushtria Çlirimtare”, dhe segmentet e rrugëve “Livadhet e buta” e “Çerkinaj”, dhe “Mitrush Kuteli” me segmente.

Rregullimi i hapësirave të gjelbëruara te “Lëndina e Halimit” dhe në rrugën “Tre Maji”, ndriçimin publik dhe dy trafo në bashkëpunim me KEDS.

Ndërkaq, për fshatin Bukosh tha se do të investojnë në infrastrukturë, si:

Ndriçimi publik, rregullimi i oborrit të shkollës, pajisja e shkollës me kabinete të kimisë, fizikës dhe biologjisë, ndërtimi i çerdhes në fshat, segmentet e reja te kanalizimit, rregullimi i hapësirës te varrezat e fshatit dhe rregullimi i të gjitha rrugëve të fshatit.

“Premtimet tona do t’i bëjmë vepra, sepse ne i duam qytetarët tanë pa hile”, theksoi Shala në përfundim të dy takimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat